Ballina Flash

Rikonstruktohet shkolla 9-vjeçare “Lef Sallata” në Vlorë

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Lef Sallata” në Vlorë pritet të kenë kushte më të mira pas rikonstruksionit të plotë të godinës.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha inspektoi nga afër punimet që po realizohen në këtë shkollë.

“Kur të kthehen për të studiuar në shtëpinë e tyre, nxënësit e shkollës “Lef Sallata” do ta gjejnë shkollën tërësisht të tjetërsuar. Me palestër të re, me godinë më të madhe dhe me të gjitha sistemet optimale që i duhen një ambienti sipas të gjitha standardeve”, tha Dredha në një postim në rrjetet sociale.

Godina e shkollës ka tre kate, ku punimet do të përfshijnë rrëzimin e suvatimeve të vjetra, punimet elektrike dhe pajisjen me objekte të reja mësimore, laboratorë, bibliotekë etj.

Ndërkohë që godina e vjetër e palestrës është shembur dhe do të ndërtohet një shtesë kati ku do të ndërtohet palestra.

/k.s/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShuhet zjarri tek “Komuna e Parisit”, Goxhaj: Po hetojmë shkaqet
Artikulli tjetërRehabilitimi i rrugës “Bletaj” në Romanat, Sako: I shërben 200 banorëve të zonës