Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 15 janar 2025

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje. Përgjatë orëve të mesditës dhe më pas vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në relievet malore në verilindje dhe juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët. Prezencë e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore, Mjegull e dendur / mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht në zonat luginore dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe të dëborës.

Era parashikohet të jetë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 7-12 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 1/9 Diell re shi
Kukës -7/2 Diell re borë
Lezhë 1/7 Diell re shi
Dibër -9/4 Diell re borë
Durrës 2/10 Diell re shi
Tiranë 2/10 Diell re shi
Elbasan -2/8 Diell re shi
Berat -1/11 Diell re shi
Vlorë 4/12 Diell re shi
Korçë -5/2 Diell re borë
Gjirokastër -3/8 Diell re shi
Sarandë 1/11 Diell re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOSKE – Rusia gjobit kompaninë Google me 78 milionë dollarë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 15 JANAR 2025