Ballina Aktualitet

Berisha: Të bashkojmë lutjen me të gjithë besimtarët shqiptarë për shërimin e Kryepeshkopit Janullatos

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ftoi sot qytetarët të bashkohen në lutjen për shërimin e Kryepeshkopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Anasatas Janullataos.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha tha se “Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë është në spital, në gjendje kritike”.

“Ju ftoj të bashkojmë lutjen tonë me të gjithë besimtarët ortodoksë dhe të gjithë besimtarët shqiptarë, për shëndetin dhe shërimin e këtij shërbëtori të pakursyer të Zotit, që me dashuri dhe përkushtim hyjnor bëri aq shumë në ringjalljen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”, theksoi Berisha.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastas Janullatos, i shtruar prej datës 30 dhjetor në një spital në Tiranë, shfaqi përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe u dërgua në datën 3 janar në Athinë, Greqi, për një trajtim më të specializuar në spitalin “Evangelismos”.

/k.s/a.f//

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGAZË  – Forcat izraelite shkatërrojnë postin e komandimit të Hamasit
Artikulli tjetërRIAD – Diplomatët diskutojnë situatën në Siri në mbledhjen ndërkombëtare