Ballina Bota

VATIKAN – Papa Françesku: I pikëlluar për zjarret në Los Anxheles

VATIKAN, 11 janar /ATSH-AFP/ – Papa Françesku u shpreh i pikëlluar nga humbja e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga zjarret në Kaliforni.

Në një telegram drejtuar kryepeshkopit të Los Anxhelesit, ai shprehu afërsinë shpirtërore me të prekurit nga kjo tragjedi.

“Jam i pikëlluar nga humbjet e jetës dhe shkatërrimi i konsiderueshëm i shkaktuar nga zjarret pranë Los Anxhelesit”, tha ai.

‘’Dua të siguroj komunitetet e prekura nga kjo tragjedi për afërsinë time shpirtërore me ta”, shkruan në emër të papës Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin, numri dy i Vatikanit.

Zjarret në Los Anxheles kanë shkaktuar deri tani 11 viktima dhe miliarda dollarë dëme materiale./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKALIFORNI – Pentagoni mobilizon 500 persona për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve
Artikulli tjetërVeliaj: Hapim konkursin për qendrën më të madhe në Ballkan për fëmijët e spektrit autik dhe me aftësi ndryshe