Ballina Aktualitet

Presidenca polake e BE, Spiropali: Një momentum i favorshëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka përshëndetur sot marrjen e Presidencës së Bashkimit Europian nga Polonia.

Spiropali u shpreh se, “Presidenca Polake e Këshillit të Bashkimit Europian është një momentum i favorshëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Garantimi i shpejtësisë dhe cilësisë së zgjerimit, si prioritet i kësaj Presidence, është në koherencë me punën tonë për avancimin e reformave”.

“Kuvendi i Shqipërisë do të bashkëpunojë me Parlamentin e Polonisë dhe Kryetarin Szymon Hołownia për shkëmbimin e ekperiencave më të mira dhe shpejtimin e ritmeve të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë”, shkroi Spiropali në rrjete sociale.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTentoi të kalonte ilegalisht shokun, Policia arreston shoferin në Qafë-Thanë
Artikulli tjetërSHBA – Stuhi e rrezikshme dimërore në qendër të vendit