Ballina Flash

Kumbaro: Saranda, tashmë destinacion i dashur edhe për festat

TIRANË, 1 janar /ATSH/ Qyteti bregdetar i Sarandës është kthyer në një destinacion të dashur festash për qytetarët dhe turistët, në këtë fillimviti. Ditët e pushimit për shkak të festave, por edhe moti i kthjellët dhe me diell, e kanë kthyer qytetin bregdetar një destinacion absolut dhe të preferuar për çdo grupmoshë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, solli pamje nga qyteti bregdetar, me një dyndje qytetarësh dhe turistësh që kanë mbushur Sarandën këtë ditë të parë të 2025-ës.

Saranda është kthyer jo vetëm në një destinacion turistik gjithëvjetor, por edhe një qendër e harmonisë dhe frymës së festave.

Plazhet e kristalta të detit Jon dhe trashëgimia e pasur kulturore tërheqin çdo vit e më shumë vëmendjen e turistëve të huaj dhe vendasve. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Të paktën 10 të vdekur dhe 30 të plagosur pasi një automjet përplaset me turmën në Nju Orleans
Artikulli tjetërFOKUS – Rumania dhe Bullgaria hyjnë në zonën Shengen pas heqjes së kontrolleve kufitare të BE-së