Ballina Ekonomi

Denaj: Agroturizmat në Vlorë, shije unike e traditës

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/  Agroturizmat në Vlorë, kanë ndërtuar një identitet të veçantë me mbarështimin e bagëtive të imta dhe prodhimin artizanal të qumështit dhe nënprodukteve të tij.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale foto nga një agroturizëm që ndodhet në jug të vendit, ku karakteristikë është pjekja në saç e kecave dhe pulave që rriten në fermë.

“Ky është shembull i agroturizmit që përfaqësuar shijen unike të traditës dhe mikpritjes shqiptare”, shkroi Denaj.

“Sot, Agroturizmet janë një destinacion i përkryer për turistë vendas e të huaj që duan të shijojnë gatime autentikeme produkte made in Albania”, tha Denaj.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoçiu urim për pacientët që do e kalojnë natën e ndërrimit të viteve në spital
Artikulli tjetërShkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, në pranga polici në Cërrik