Ballina Flash

Urgjencat pediatrike, Koçiu: 6 qendra shëndetësore shërbim 24/7 në kryeqytet

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Në Tiranë janë tashmë 6 qendra shëndetësore që ofrojnë shërbim 24/7 për urgjencat pediatrike, për të lehtësuar fluksin në urgjencën e Spitalit Pediatrik pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha në një postim në rrjetet sociale se “këto qendra reduktojnë kohën e pritjes, veçanërisht gjatë fundjavës dhe orëve të natës, duke garantuar kujdes cilësor dhe të shpejtë për fëmijët”.

Koçiu tha se “qendra shëndetësore nr. 1 Tefta Tashko dhe qendra shëndetësore nr. 4 – Siri Kodra  janë dy qendra të reja që iu bashkohen qendrave ekzistuese: qendra shëndetësore nr. 10 – Oxhaku, qendra shëndetësore nr. 8 – Sheshi Wilson, qendra shëndetësore nr. 7 – Laprakë, qendra shëndetësore nr. 6 – Kombinat, me ekipe të dedikuara mjekësh dhe infermierësh, qëllimi ynë është të ofrojmë kujdes të pandërprerë për fëmijët tuaj, duke e vendosur shëndetin e tyre si prioritet absolut”.

Me uljen e temperaturave në vend në këto ditë dimri po qarkullojnë një sërë virozash stinore, ku kategoria më e rrezikuar janë fëmijët.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBlushi: 40% e popullatës e përjashtuar nga fondet buxhetore, goditje për fermerin
Artikulli tjetërZgjedhjet 2025, Rama: Partitë e tjera luftojnë për vendin e dytë, PS e vetmja forcë popullore