Ballina Ekonomi

Euroja dhe dollari humbin terren në këmbim me lekun

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën dollari amerikan dhe euroja, humbën pikë në raport me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar u këmbye sot me 94, 04 lekë, ose 0,30 lekë më pak se në fundjavë.

Një euro u ble me 98,14 lekë, ose 0,12 lekë më pak se dje dhe franga zvicerane zbriti me  0,53, duke u këmbyer me 104, 27 lekë.

Ndërsa paundi britanik u këmbye me 118,37 lekë, ose 0,27 lekë më shumë se në fundjavë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 94,04 -0,30
Euro EUR 98,14 -0,12
Poundi Britanik GBP 118,37 +0,27
Franga Zvicerane CHF 104,27 -0,53
Jeni Japonez (100) JPY 59,59 -0,22
Dollari Australian AUD 58,58 +0,02
Dollari Kanadez CAD 65,37 -0,13
Korona Suedeze SEK 8,56 -0,01
Korona Norvegjeze NOK 8,28 -0,02
Korona Daneze DKK 13,16 -0,01
SDR SDR 122,64 -0,39
Ari(OZ 1) XAU 245608,97 -2,049,57
Argjend(OZ 1) XAG 2764,78 -23,14
Juani Kinez (onshore) CNY 12,88 -0,04
Juani Kinez (offshore) CNH 12,86 -0,05
Lira Turke TRY 2,66 -0,02

 

/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“38 ditë për të ndryshuar jetën”, dy netë shfaqje në ArTurbina
Artikulli tjetërBAKU – Azerbajxhani: Rusia u zotua të ndëshkojë përgjegjësit për rrëzimin e avionit