Ballina Flash

Magjia e festave në punimet e vogëlushëve të talentuar të Qendrës Kulturore për Fëmijë

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Dritat, dekorimet dhe gëzimi në çdo cep të qyteteve sjellin atmosferën unike të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Por magjia e festave erdhi edhe përmes punimeve të vogëlushëve të talentuar të Qendrës Kulturore për Fëmijë.

Kryeministri Edi Rama ndau këtë mbrëmje foto të punimeve të realizuara nga fëmijët, të cilët përmes penelave mbi telajo kanë shprehur ndjesinë e tyre për festat e fundvitit, përmes personazheve të këtyre festave, Santa Klausit, elfëve apo plakut prej dëbore.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkodra, kryeqendër e vizitorëve këtë fundvit
Artikulli tjetërGJEORGJI – Protestat vazhdojnë edhe pas betimit të presidentit të ri