Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 27 dhjetor 2024

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Sipas parashikimeve pritet të ketë Mjegull të dendur dhe mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes. Prezencë e ngricave parashikohet të ketë gjatë akseve rrugore në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 2-10m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 12-18 m/sek shoqëruar  me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/13 Diell
Kukës -2/4 Diell
Lezhë 5/11 Diell
Dibër -3/7 Diell
Durrës 4/17 Diell
Tiranë 2/15 Diell
Elbasan 1/14 Diell
Berat -2/16 Diell
Vlorë 7/15 Diell
Korçë -2/3 Diell
Gjirokastër 0/12 Diell
Sarandë 7/15 Diell

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Zelensky i kërkon Kinës të ushtrojë presion mbi Korenë e Veriut lidhur me trupat e dislokuara përkrah forcave ruse
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/12/2024