Ballina Bota

ISLAMABAD – Përshkallëzohen tensionet në kufirin Afganistan-Pakistan

ISLAMABAD, 28 dhjetor /ATSH-DPA/- Ministria e Mbrojtjes e qeverisë talebane në Kabul njoftoi sot se kishte vënë në shënjestër disa “strehime të elementëve të këqij dhe mbështetësve të tyre” brenda Pakistanit në një veprim hakmarrës.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se këto qendra janë përdorur për të organizuar dhe planifikuar sulme në territorin e Afganistanit.

Marrëdhëniet midis Afganistanit dhe Pakistanit janë të tensionuara mes përleshjeve të vazhdueshme përgjatë kufirit të tyre.

“Sulmet ajrore të Pakistanit në tokën afgane këtë javë, shkaktuan vdekjen e dhjetëra civilëve, përfshirë 20 fëmijë”, tha OKB.

OKB-ja e quajti sulmin e së martës nga forcat pakistaneze në provincën kufitare ,Paktika të Afganistanit një shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Autoritetet afgane raportuan se viktimat ishin refugjatë që iknin nga konflikti nga rajoni i Waziristanit në Pakistan – dhe paralajmëruan për hakmarrje.

Megjithatë, Pakistani pretendon se sulmet ajrore kishin në shënjestër strehë të dyshuara të militantëve Tehrik-i-Taliban Pakistan (TTP).

TTP është një grup militant që ka qenë përgjegjës për sulme të shumta në Pakistan.

Islamabad pretendon se TTP fshihet në tokën afgane, një pretendim që Kabuli e ka mohuar. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLuarasi: 83 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi për banesat sociale në Tiranë
Artikulli tjetërGAZË – Të paktën 48 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit