Ballina Aktualitet

Vengu: Ekipi EOD i Batalionit të Xhenios në vijën e parë të sigurisë

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Ekipi EOD i Batalionit Xhenio përballet çdo ditë me sfida që kërkojnë precizion dhe vendosmëri.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu e konsideroi sot këtë skuadër si sinonim të guximit dhe profesionalizmit, ndërsa ndau momente nga puna përgatitore e këtij ekipi, i cili vepron për të mbrojtur jetën dhe pronën nga çdo kërcënim.

“Në vijën e parë të sigurisë, ata mbrojnë jetën dhe pronën me përkushtim të jashtëzakonshëm, duke treguar se kurajoja dhe sakrifica janë vlera që i bëjnë të pamposhtur”, vlerësoi ministri Vengu.

Ekipi EOD i Batalionit të Xhenios është trajnuar për të përballuar çdo situatë të rrezikshme duke garantuar jetën dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Çdo ditë, ata përballen me sfida që kërkojnë guxim, vendosmëri dhe përkushtim maksimal, ndërsa janë angazhuar po ashtu edhe në misione jashtë vendit.

EOD është një strukturë e besueshme, profesionale sipas standardeve të NATO-s, e aftë të kryejë detyra shumë të vështira. /m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPetro Marko, shkrimtari rebel i “brezit të humbur”
Artikulli tjetërFOKUS – Azerbajxhani beson se një raketë ruse është fajtore për rrëzimin e avionit