TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ Një 52-vjeçare është proceduar penalisht në Kuçove, pasi po shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj në lagjen “1 Maji”.
Policia njofton se referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen F. S., 52 vjeçe, për veprat penale “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.
Nga kontrollet, u konstatua se në dyqanin e saj, shiteshin lëndë piroteknike, në kundërshtim me ligjin.
Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve që të shmangin tregtimin dhe përdorimin e lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe kriteret, pasi përveç se janë të dënueshme nga Kodi Penal, përbëjnë rrezik për shëndetin e tyre, si dhe të qytetarëve të tjerë.
/r.e/






















