HADSEL, 26 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Errësira e natës arktike dhe shirat bënë që një autobus të rrëshqasë dhe të përfundojë në ujërat e ngrira të një liqeni me 58 persona në bord, shumë prej tyre turistë.
Ngjarja ndodhi në Norvegjinë veriore, ku një autobus që udhëtonte përgjatë rrugës E10, në komunën e Hadsel, pranë ngushticës së Raftsundet, doli nga rruga dhe ra në liqenin Asvatnet.
”Sipas autoriteteve numri i të vdekurve ka arritur në tre dhe katër të plagosur rëndë”, deklaroi policia.
Ekipet e shpëtimit nga i gjithë rajoni ndërhynë në vend dhe gjetën autobusin pjesërisht të zhytur në ujë.
Errësira e shoqëruar nga shiu dhe era e fortë i bënë operacionet e shpëtimit edhe më komplekse.
“Kushtet e motit në vend janë shumë të këqija. Helikopterët e shpëtimit janë dërguar nga Bodo dhe Tromso si dhe shërbime të tjera emergjente”, theksoi Jan Eskil Severinsen, nga Qendra Norvegjeze e Koordinimit të Shpëtimit./ /os/






















