Ballina Aktualitet

IdentiTek: Nuk bëhen aplikime për dokumente biometrike në 31 dhjetor

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ Shoqëria “IdentiTek” e prodhimit të dokumenteve të identitetit njofton se në datë 31 dhjetor, ditë e martë, nuk do të ketë aplikime nga shtetasit për pasaporta.

Ky proces do të pezullohet vetëm për këtë datë, për shkak se do të kryhen inventarët vjetorë në të gjitha zyrat e “IdentiTek”.

Shoqëria bën me dije se do të bëhet shpërndarja e dokumenteve të prodhuara, në intervalin kohor 08:00 – 10:00 të mëngjesit.

Punonjësit e zyrave të “IdentiTek” më pas do të angazhohen në realizimin e inventarit fizik dhe elektronik të dokumenteve.

Njoftimi ka për qëllim të orientojë shtetasit që mund të kenë urgjenca aplikimi, të mos presin ditën e fundit të vitit për të aplikuar.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – ”Forbes”: Trump vlen 6,1 miliardë dollarë
Artikulli tjetërValutat humbasin terren në këmbim me lekun