Ballina Flash

Rikonstruksioni i rrugëve në Katund të Ri, Sako: U shërben 600 banorëve të zonës

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako u shpreh sot përmes një njoftimi në rrjetet sociale, se vijon puna për rikonstruksionin e rrugëve “Lëvizja e Lirë” dhe “Domi” në Katund të Ri.

“Po punojmë për rikonstruksionin e dy rrugëve në fshatin Rinia në njësinë administrative të Katundit të Ri. Një tjetër zotim i mbajtur në përgjigje të kërkesës së banorëve. Asfaltimi i rrugëve “Lëvizja e Lirë” dhe “Domi” me gjatësi 830 metra, lehtëson ndjeshëm lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve dhe i shërben rreth 600 banorëve të kësaj zone”, tha Sako.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEmergjencat Civile në terren, Filo: Akset rrugore në Korçë janë të hapura
Artikulli tjetërAlbcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës