Ballina Flash

Përditësohet Manuali i Restaurimit, dokument thelbësor për pasuritë kulturore

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bëri të ditur se, në mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, me propozim të IKTK-së, është shqyrtuar dhe miratuar përditësimi i Manualit të Restaurimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, IKTK tha se ky është një lajm i shumëpritur për trashëgiminë kulturore.

Manuali i Restaurimit u vjen në ndihmë të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e ndërhyrjeve restauruese e konservuese të pasurive kulturore. Ky manual është pasuruar në zëra specifikë pune që lidhen me ndërhyrjet në pasuri kulturore dhe duke u përafruar me vlerat e ndërhyrjeve me proceset reale në terren.

Manuali i përditësuar i Restaurimit vjen si një udhërrëfyes i pasuruar, i përafruar me çmimet e tregut. “Ky dokument thelbësor do të shërbejë si bazë për ndërhyrje restauruese cilësore në pasuritë tona kulturore”, bën të ditur IKTK.

/e.r/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD për ngritjen e Komisonit Hetimor për Portin e Durrësit
Artikulli tjetërMoti i keq, DPD: Trageti “AF Marina” pezullon lundrimin Durrës-Bari