Ballina Bota

MOSKË – Kryeministri sllovak Fico takon Putinin në një vizitë të paparalajmëruar

MOSKË, 23 dhjetor /ATSH/ – Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në Moskë për bisedime me presidentin Vladimir Putin duke u bërë lideri i tretë perëndimor që takohet me liderin rus që nga pushtimi i plotë i Ukrainës, tre vjet më parë.

Fico – një kritik i zëshëm i mbështetjes së Bashkimit Evropian për Kievin në luftë – tha se ata diskutuan furnizimet e gazit rus në Sllovaki – tek e cila mbështetet vendi i tij.

Një marrëveshje me gjigantin rus të gazit ”Gazprom” për tranzitimin e energjisë përmes Ukrainës në Sllovaki do të përfundojë në fund të këtij viti.

”Zyrtarët e lartë të BE-së u informuan për udhëtimin tim… të premten”, ka shkruar Fico në Facebook.

Megjithatë, vizita shkaktuar reagime nga partitë opozitare në vend dhe Çekia.

Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky tha se qeveria e tij kishte siguruar pavarësinë energjetike nga Rusia dhe ai po mendonte për ukrainasit që nuk mund të kalonin Krishtlindjet me të dashurit e tyre për shkak të Putinit.

Në Bratislavë, Michal Simecka i Sllovakisë Progresive tha se Fico e kishte bërë vendin e tij një mjet për propagandën e liderit rus dhe udhëtimi i tij ishte një “turp për Sllovakinë dhe një tradhti ndaj interesave kombëtare”.

Fico, i cili i mbijetoi një atentati në fillim të këtij viti, tha gjithashtu se kishte pasur një “bisedë të gjatë” me Putinin dhe të dy “shkëmbyen pikëpamje mbi situatën ushtarake në Ukrainë”./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVengu: Efektivët e anijes “Oriku” shpëtojnë 40 emigrantë
Artikulli tjetërTubimi i PD, Policia: Bllokimi i rrugëve, vepër penale