Ballina Bota

FOKUS – Eurosport: Shqipëria do të presë nisjen e madhe të ”Giro d’Italia”

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ – Shqipëria do të presë nisjen e madhe të ”Giro d’Italia” (”Giro d’Italia Grande Partenza”) shkruan në Instagram rrjeti më i madh i informacionit sportiv botëror, Eurosport.

”Organizatorët e turit çiklistik Giro d’Italia konfirmuan se edicioni i vitit të ardhshëm, 2025, për herë të parë do të nisë tri etapat e para nga Shqipëria”, shkruan Eurosport në Instagram.

”Giro d’Italia”, një nga turnetë më të famshëm çiklistik në botë, në maj të vitit të ardhshëm zhvendoset në Shqipëri ku do të zhvillohet tri etapat hapëse të garës.

”Giro d’Italia” lind në vitin 1909 së bashku me ”Gazzetta dello Sport” dhe është një nga garat më të rëndësishme çiklistike botërore, e cila transmetohet nga media të rëndësishme botërore.

”Giro d’Italia Grande Partenza” është një event që në 114 vite histori të garës vetëm 14 herë është zhvendosur jashtë kufijve italianë./ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Rutte: Disa anëtarë duhet të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen
Artikulli tjetërReshjet e dëborës, Policia: I pakalueshëm aksi Bypass – Qafa e Murrizit, vështirësi qarkullimi në disa rrugë