Ballina Bota

“Euractiv”: Shqipëria njofton mbylljen e TikTok-ut për të paktën një vit

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/- Kryeministri Edi Rama tha dje në mbrëmje se qeveria e tij do të mbyllte rrjetin social TikTok për të paktën një vit nga viti 2025, sipas “Euractiv”.

“Qeveria do të nisë programe për t’i shërbyer arsimimit të studentëve dhe për të ndihmuar prindërit të ndjekin udhëtimin e fëmijëve të tyre”, tha Rama.

Vendimi për bllokimin e rrjetit të diskutueshëm social – vjen më pak se një muaj pasi një nxënës 14-vjeçar u vra dhe një tjetër u plagos në një zënke pranë një shkolle në Tiranë.

Konflikti ishte zhvilluar nga një konfrontim online në rrjetet sociale.

Vrasja ndezi një debat në vend mes prindërve, psikologëve dhe institucioneve arsimore për ndikimin e rrjeteve sociale tek të rinjtë.

“Në Kinë, TikTok-u promovon studentët se si ata mund të ndjekin kurse, si të mbrojnë natyrën, si të ruajnë traditat”, tha Rama.

“Por, në TikTok-un jashtë Kinës ne shohim vetëm llum dhe baltë. Pse na duhet kjo?”, shtoi ai.

Disa vende kanë filluar të diskutojnë masat kundër TikTok-ut, pjesë e një debati më të gjerë mbi ndikimin e medieve sociale në grupet e cenueshme, si fëmijët dhe adoleshentët.

“Problemi nuk janë fëmijët por e gjithë shoqëria jonë”, theksoi Rama.

Sfidat e diskutueshme të TikTok-ut

Suksesi i madh global i TikTok-ut është ndërtuar pjesërisht në sfida – një thirrje interaktive që i fton përdoruesit të krijojnë video me kërcime, shaka ose lojëra që ndonjëherë bëhen virale.

Platforma tërheq të rinjtë me një numer të pafund videosh të shkurtra. Ekzistojnë më shumë se një miliard përdorues aktivë në mbarë botën.

Vendet fqinje si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë raportuar gjithashtu një ndikim negativ të platformës, veçanërisht te të rinjtë.

Të paktën 22 raste të vetëlëndimit – në mesin e vajzave nga shkolla të ndryshme në qytetin jugperëndimor të Gjakovës, në Kosovë – janë raportuar dy muaj më parë – duke fajësuar TikTok-un.

Dy javë më parë, mediet lokale në Maqedoninë e Veriut raportuan se në spital ishin trajtuar dhjetëra adoleshentë për lëndimet e shkaktuara – pas përpjekjeve për sfidën “Superman” në TikTok.

Ai përfshin një fëmijë që kërcen mbi krahët e lidhur të disa të tjerëve.

Dhe në Serbi, në qytetin jugperëndimor të Novi Pazar, pati raportime se fëmijët në disa shkolla të mesme ishin bere pjesë e një sfide – që kishte të bënte me “mbytjen”.

Në një kërkim në TikTok tani, shfaqet një mesazh paralajmërues nga platforma – se disa sfida mund të jenë të rrezikshme – duke iu informuar përmes një udhëzuesi të shkurtër se si t’i dalloni ato.

TikTok-u është përballur me akuza për spiunazh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është nën hetim nga Bashkimi Evropian – për pretendimet se është përdorur për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë në favor të një kandidati të ekstremit të djathtë.

Platforma gjithashtu është ndaluar për t’u përdorur nga personeli në institucionet shtetërore në disa vende.

AFP, në mesin e dhjetërave organizatave të tjera të kontrollit të fakteve, paguhet nga TikTok-u në disa vende – për të verifikuar videot që potencialisht përmbajnë informacion të rremë. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBinjakëzimi Mirditë- San Cosmo Albanese, Begaj: Iniciativë për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve
Artikulli tjetërPërmbyllet dhënia e titujve të pronësisë në Himarë, Rama: Në 6 muaj u krye puna që pritej prej vitesh