Ballina Bota

FRANCË – Macron: Ndajmë dhimbjen me popullin gjerman për viktimat

PARIS, 20 dhjetor /ATSH-AFP/ – Franca ndan dhimbjen me popullin gjerman, shkroi në X presidenti francez, Emmanuel Macron për ngjarjen e Magdeburgut.

”Thellësisht i tronditur nga ky tmerr”, shtoi ai.

”Ne shprehim solidaritetin tonë të plotë”, thekson ai.

Të paktën dy persona – një i rritur dhe një fëmijë i vogël – u vranë në sulmin e dyshuar të përplasjes me makinë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, deklaroi kryeministri i landit të Saksoni-Anhalt.

Raportohet se ka të paktën edhe midis 60 dhe 80 të plagosur.

Magdeburgu është rreth 150 kilometra në perëndim të Berlinit.

Policia arrestoi drejtuesin e makinës.

”I dyshuari i arrestuar ka lindur në vitin 1974 në Arabinë Saudite dhe punonte si mjek”, sipas ”Die Welt”./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Brazili do të ndalojë përdorimin e celularëve në shkollat ​​fillore dhe të mesme
Artikulli tjetërBuxheti 2025, Berisha: 780 mijë pensionistëve u la 16 mln euro, tallje