Ballina Aktualitet

Integrimi në BE, Peleshi: Shqipëria përmbyll hapjen e të gjithë grup-kapitujve në 2027-n

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi tha se, Shqipëria po ecën me shpejtësi në procesin e integrimit në Bashkimin Europian që synon të finalizohet në 2030.

Duke marrë fjalën në Kuvendin e Shqipërisë, Peleshi tha se, “dy ditët e fundit kanë qenë historike për Shqipërinë, sepse është hapur procesi për një grup-kapitujsh të rinj, në kuadër të negociatave me BE”.

Ai theksoi se, procesi po ecën me shpejtësi dhe pritshmëritë janë që deri në vitin 2027, Shqipëria të ketë përmbyllur hapjen e të gjithë grup-kapitujve.

“Shqipëria në BE në 2030-n nuk është një ëndërr, por realitet. Tashmë procesi i integrimit është një plan i certifikuar dhe po punohet në partneritet me Komisionin Europian dhe BE-në”, u shpreh Peleshi.

Ai e vlerësoi këtë si një lajm të gëzuar për të gjithë shqiptarët dhe që duhet të gëzojë të gjithë forcat politike dhe është një proces i shumëpritur për të gjithë shoqërinë shqiptare.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Jill Biden mban leksionin e fundit në Kolegjin e Virxhinias Veriore
Artikulli tjetërMJEDIS – Shkupi sërish ndërmjet 10 qyteteve më të ndotura në botë