Ballina Bota

GAZË – Të paktën 45 097 të vrarë nga luftimet mes Izraelit dhe militantëve palestinezë

GAZË, 18 dhjetor /ATSH-AFP/- Ministria e Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi tha sot se të paktën 45 097 njerëz ishin vrarë – gjatë më shumë se 14 muajve luftimesh midis Izraelit dhe militantëve palestinezë.

“Këto shifra përfshijnë 38 të vdekur në 24 orët e mëparshme”, tha ministria.

“Gjithashtu, janë raportuar 107 244 të plagosur në Rripin e Gazës – që nga fillimi i luftës kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023”, sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj me Këshillin Koordinues: Vota e Diasporës, shumë domethënëse për Shqipërinë
Artikulli tjetërIkonat kushtuar Shën Mërisë, ekspozitë e Muzeut Historik Kombëtar në Berat