Ballina Aktualitet

Kanosi me armë zjarri 16-vjeçarin në Kamzë, arrestohet autori i dyshuar 15-vjeçar

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Komisariati nr.5 në Tiranë finalizoi operacionin e koduar “Gun” në Kamzë, gjatë të cilit arrestoi një 15-vjeçar pas informacioneve se ky i fundit kishte kanosur me armë zjarri, një 16-vjeçar.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë organizuar punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gun”.

Gjatë operacionit u arrestua një shtetas 15 vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 19:00, në Valias të Ri, ka kanosur me armë zjarri një shtetas 16 vjeç. Arma e zjarrit tip pistoletë, së bashku me krehrin dhe municionin luftarak, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDAMASK – Diplomatët gjermanë bisedime me lidershipin e ri sirian
Artikulli tjetërPr.ligji për anulimin e masave administrative, Sula: Përkon përpara zgjedhjeve