Ballina Ekonomi

Strehimi Social, Gonxhja: Mbështetje 24 familjeve në nevojë në Vaun e Dejës

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/Në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social u është ofruar ndihmë 24 familjeve në nevojë në Bashkinë e Vaut të Dejës vetëm për vitin 2024.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bën të ditur se përmes financimit të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në bashkëpunim me bashkinë e Vaut të Dejës, janë realizuar investime të rëndësishme në rikonstruksionin e çative të shtëpive dhe rregullimin e rrugëve.

“Ndërkohë që punimet vijojnë, këto investime, që garantojnë siguri dhe dinjitet për banorët, janë dëshmi e një qasjeje të përbashkët për zhvillimin social dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për çdo familje në Vaun e Dejës dhe kudo në Shqipëri”, nënvizon ministri Gonxhja.

Vetë banorët vlerësojnë investimet e kryera jo vetëm për investimet infrastrukturore.

Ky program mbështetet nga fondet e MEKI-së, të cilat i transferohen bashkive që aplikojnë çdo vit për të përfituar financime në projekte që përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe u japin qytetarëve siguri dhe dinjitet. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti nuk paraqitet në Prokurorinë Speciale
Artikulli tjetërDenaj: Eksportet bujqësore shënuan rritje me 19,5%