Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 15 dhjetor 2024

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe të shoqëruara me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në mesatar në formën e shtrëngatave nga orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të pasdites në pjesën më të madhe të territorit. Reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në Alpe dhe relievet malore mbi 1000-1200m në veri-verilindje-juglindje të territorit.

Parashikohet mjegull e dendur lokale / mjegullinë kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 2-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era hera-herës shton shpejtësi 7-14 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/9 Re shi diell
Kukës -1/5 Re shi diell
Lezhë 5/9 Re shi diell
Dibër 2/6 Re shi diell
Durrës 7/13 Re shi diell
Tiranë 6/13 Re shi diell
Elbasan 4/11 Re shi diell
Berat 4/14 Re shi diell
Vlorë 7/13 Re shi diell
Korçë 0/6 Re shi diell
Gjirokastër 3/12 Re shi diell
Sarandë 6/13 Re shi diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThemeluesi i “Mango” vdes në një aksident në moshën 71-vjeçare
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/12/2024