Ballina Bota

BM – CNN: Rusia përgatit tërheqjen e trupave nga Siria

LONDER, 14 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Rusia po përgatitet për të tërhequr trupat nga Siria, shkruan CNN.

Sipas imazheve satelitore të mbledhura nga Maxar, Rusia duket se po ngarkon dhe përgatit avionë që nisen nga bazat e saj ushtarake në Siri.

Dy aeroplanë të rëndë të transportit ushtarak An-124 ishin të pranishëm në bazën ajrore ruse Khmeimim në Latakia në bregun e Mesdheut të Sirisë veriperëndimore, të dy me kabinat e ngritura, gjë që tregon se janë gati për të marrë ngarkesa.

Sipas CNN po çmontohej edhe një helikopter sulmues, me siguri që tregonte se po përgatitej për transport.

Gjithashtu në të njëjtën bazë, pjesë të një njësie të mbrojtjes ajrore S-400, një sistem raketor rus tokë-ajër, shihen duke u paketuar për transport. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosova për herë të parë merr pjesë në panairin Travel News Market 2024 në Suedi
Artikulli tjetërSpitali Francez në QSUT, Rama: Teknikë moderne për ndërhyrjet e kataraktit