Ballina Flash

Shkodra shpallet Qyteti Evropian i Sportit 2025

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci dha sot lajmin nga Parlamenti Evropian në Bruksel se Shkodra është shpallur Qyteti Evropian i Sportit 2025.

Beci u shpreh se “ky është një vlerësim i rëndësishëm për qytetin tonë që tashmë, veç një njohjeje ndërkombëtare, do të përfitojë nga ky bashkëpunim për përmirësimin e politikave sportive lokale, mundësinë e granteve nga Bashkimi Evropian, shkëmbimin e përvojës me qytete të tjera evropiane e mbi të gjitha gjallërimin e jetës sportive në qytet”.

Pritet që qyteti i Shkodrës të ketë një seri aktivitetesh që do ta shndërrojnë vitin e ardhshëm në një qendër të madhe kampionësh në shumë disiplina sportive.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMV – Ahmeti: Vendimi i GJK për debat publik për rishikimin e Marrëveshjes së Ohrit është absurd
Artikulli tjetërSHBA mbështetje Policisë për rritjen e sigurisë kufitare dhe doganore