Ballina Flash

Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri prezantojnë Festivalin e Letërsisë Evropiane në Tiranë (FELT).

FELT është një festival që kremton letërsinë europiane duke promovuar në Shqipëri autorë bashkëkohorë dhe vepra letrare nga e gjithë Evropa, me vëmendje të veçantë atyre të përkthyera dhe botuara në vend.

Festivali do të zhvillohet nga sot, 12 dhjetor e deri më 14 dhjetor 2024. FELT do të nisë me bashkëbisedimin me shkrimtaren irlandeze Catherine Prasifka dhe më pas me Christos Armando Gezos nga Greqia, në Europe House, ndërsa në ditët në vazhdim, aktivitetet do të zhvillohen në Qendrën “Sotir Kolea” dhe Qendrën e Artit “Agimi”.

FELT prezantohet si një platformë për të nxitur dialogun, për të ndërtuar ura mes njerëzve dhe ndihmuar në zhvillimin e një kuptimi më të mirë të botës së sotme përmes letërsisë.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMedia franceze “AD Magazine”: Shqipëria mes vendeve të jashtëzakonshme në botë për t’u vizituar në 2025
Artikulli tjetërKonsultimet Publike në rritje, Balla: Pjesë e grup-kapitullit të parë negociues me BE