Ballina Bota

ZVICËR – Ministrja e Financave Keller-Sutter zgjidhet presidente

BERN, 11 dhjetor /ATSH-DPA/- Ministrja zvicerane e Financave, Karin Keller-Sutter do të bëhet presidentja e vendit të saj në vitin 2025, pas zgjedhjes së saj zyrtare nga të dy dhomat e parlamentit.

Ajo do të marrë rolin kryesisht ceremonial krahas detyrave të saj zyrtare si ministre, siç ndodh zakonisht në Zvicër.

Shtatë anëtarët e qeverisë mbajnë me radhë postin presidencial çdo vit.

Keller-Sutter i përket Partisë Demokratike të Lirë (FDP). Megjithatë, në sistemin zviceran, ministrat janë të pavarur nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare dhe janë kryesisht përgjegjës ndaj qeverisë kolegjiale, jo partive të tyre.

Keller-Sutter u bë e njohur ndërkombëtarisht në vitin 2023 – kur mori përgjegjësinë për shpëtimin e bankës me probleme “Credit Suisse”.

Ajo njoftoi paketën e shpëtimit, e cila përfshinte blerjen e bankës rivale UBS me garanci fillestare shtetërore.

Keller-Sutter është një përkthyese e trajnuar konferencash. Ajo është në qeveri që nga viti 2019. Ajo do të pasojë Viola Amherd si presidente. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak102 aplikantë fitues për pozicionin shef komisariati në Policinë e Shtetit
Artikulli tjetërKëshilli Rinor i Ambasadës së SHBA, pjesë e Youth Day Underground