Ballina Aktualitet

102 aplikantë fitues për pozicionin shef komisariati në Policinë e Shtetit

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Policia e Shtetit njoftoi sot se Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin “Shef Komisariati”, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për këtë pozicion, shpalli listën e pikëve të fituara gjatë procesit të konkurrimit.

Gjatë fazës së aplikimit, shprehën interes 290 kandidatë, ndërkohë që gjatë fazës së verifikimit të dokumentacionit 16 prej tyre u skualifikuan pasi nuk plotësonin kriteret për të vijuar konkurrimin.

Gjatë fazës së intervistimit, janë tërhequr nga konkurrimi 23 aplikantë.

Nga 251 konkurrentë, 102 prej tyre kanë fituar më shumë se 70 pikë (dhe në zbatim të rregullores u lind e drejta për t’u emëruar).

Të gjithë konkurrentet kanë të drejtën e ankimimit pranë Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave brenda 2 ditësh nga momenti i publikimit në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit të vendimit, me vlerësimin përfundimtar të secilit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerati, qyteti i parë që nis ndarjen e mbetjeve urbane në burim
Artikulli tjetërZVICËR – Ministrja e Financave Keller-Sutter zgjidhet presidente