JERUSALEM, 11 dhjetor /ATSH-DPA/-Izraeli është në proces të shkatërrimit të “boshtit të së keqes” të armikut të tij iranian në rajon, tha sot kryeministri Benjamin Netanyahu.
“Që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, Izraeli është detyruar të jetë në një luftë – të cilën pala iraniane e quan “Boshti i Rezistencës” dhe po godet fort”, tha Netanyahu në një seancë speciale të parlamentit në nder të Santiago Peña, president i Paraguajit.
Peña ndodhet në Izrael për të rihapur ambasadën e vendit të tij në Jerusalem. Netanyahu falënderoi Peña për mbështetjen e tij.
Zhvendosja e ambasadave në Jerusalem është e diskutueshme ndërkombëtarisht – pasi mund të interpretohet si njohje e nënkuptuar e aneksimit të Jerusalemit Lindor nga Izraeli.
Izraeli pretendon të gjithë territorin e Jerusalemit si kryeqytetin e tij, ndërsa palestinezët duan Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tyre.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e zhvendosën ambasadën e tyre nga Tel Avivi në Jerusalem në maj 2018 nën drejtimin e presidentit të atëhershëm Donald Trump.
Paraguaji zhvendosi përkohësisht ambasadën e tij në të njëjtën kohë, por shpejt e ndryshoi vendimin pas zgjedhjes së presidentit të ri në vendin e Amerikës së Jugut. //a.i/























