Ballina Flash

Hovenier uron kryetarin e ri të Kushtetueses: SHBA mbështet një gjyqësor të fortë

PRISHTINË, 11 dhjetor/ATSH/ Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier ka përgëzuar Nexhmi Rexhepin për emërimin e tij në postin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Hovenier në një postim në rrjetin X, ka shprehur mirënjohje të thellë për kryetaren e deritanishme Gresa Caka Nimani për udhëheqjen e saj në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe pozitës ndërkombëtare të Gjykatës Kushtetuese.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për një gjyqësor të fortë dhe të pavarur”, ka shkruar diplomati amerikan. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Scholz u bën thirrje bizneseve gjermane të investojnë në Ukrainë
Artikulli tjetërUASHINGTON – SHBA-Kinë bisedime ekonomike përpara kthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë