Ballina Bota

GAZA – Të paktën 20 të vrarë pas një sulmi izraelit

GAZA, 11 dhjetor /ATSH-DPA/ – Stafi i një spitali në Rripin e Gazës thotë se më shumë se 20 persona janë vrarë pas një sulmi izraelit në veri të territorit.

Dëshmitarët palestinezë raportuan se një ndërtesë banimi katërkatëshe në Beit Lahia pranë spitalit ”Kamal Adwan” ishte goditur.

Këtë mëngjes spitali raportoi se ”21 trupa ishin gjetur, ndërsa të tjerë dyshohet se janë ende nën rrënoja”.

Ushtria izraelite fillimisht nuk bëri asnjë deklaratë. Ushtria po lufton grupin islamik Hamas, i cili shkaktoi luftën në Gaza me sulmin e tij të 7 tetorit 2023.

Autoritetet palestineze në Gaza thonë se më shumë se 44 700 njerëz janë vrarë në territor që atëherë. Në këto shifra nuk bëhet asnjë dallim midis civilëve dhe luftëtarëve.

Ushtria izraelite thotë se Hamasi aktualisht po përpiqet të rigrupohet në seksionet veriore dhe qendrore të Rripit të Gazës. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD: Shqipëria ka sot pagat më të ulëta në rajon
Artikulli tjetërVanHorn në Apelin e GJKKO: Vendimet e gjyqtarëve, jetike për t’i dhënë fund mosndëshkimit në Shqipëri