Ballina Flash

Ekspozitë kushtuar shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Në mjediset e Godinës së Krahinës Autonome të Korçës, u çel një ekspozitë unike që nxjerr në pah ngjarje të rëndësishme të periudhës 1916-1920.

Organizuar nga Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) si dhe Këshilli i Qarkut Korçë, ngjarja mblodhi titullarë të institucioneve të pushtetit lokal dhe intelektualë nga fusha të ndryshme.

Ekspozita “Një faqe historie” përfshin mbi 400 fotografi, dokumente dhe harta të koleksionistit Mirgen Shamblli, artefakte që kanë zgjuar kuriozitetin e pjesëmarrësve.

Falë kësaj ekspozite, vizitorët do të njihen më mirë me historinë e pasur të qarkut Korçë. Një ditë më parë, në Korçë u kujtua 108-vjetori i Shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës. Përveç ekspozitës, në bulevardin kryesor të qytetit, u zhvillua një paradë me veshje tradicionale nga gjithë rajoni i Korçës.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPër herë të parë në Shqipëri konferencë shkencore mbi artin në hapësirën publike
Artikulli tjetërZgjedhjet, KQZ e OSBE diskutojnë masat për parandalimin e frikësimit të votuesve