Ballina Flash

Buxheti 2025, Koçiu: 7,6 milionë vizita në kujdesin parësor, zgjerim i programeve të depistimit

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se buxheti 2025 i planifikuar për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale është më i larti i miratuar ndonjëherë në Shqipëri, duke kapur shifrën e mbi një miliard eurove.

Sipas Koçiut, “shëndetësia mbetet një prioritet kombëtar me fokus zgjerimin e programeve të depistimit dhe diagnostikimit të hershëm”.

“Rreth 7.6 milionë vizita të planifikuara në kujdesin parësor për të gjithë qytetarët, duke sjellë shërbimin më pranë çdo familjeje. Investojmë sot për një shëndet më të mirë nesër”, u shpreh ministrja Koçiu në një postim në Facebook.

Buxheti 2025 për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale tejkalon 1 miliard euro, duke qenë kështu buxheti më i madh i parashikuar për shëndetësinë, me një rritje prej 5% nga viti i kaluar.

Po ashtu, buxheti 2025 reflekton një angazhim të fortë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe mbrojtjen sociale, duke garantuar një standard të denjë për të gjithë qytetarët.

/r.e/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEL AVIV – IDF: Kemi kryer 480 sulme ajrore në Siri në 48 orët e fundit
Artikulli tjetërQendra historike e Qeparoit, nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore