Ballina Flash

Bislimi takon raportuesin Terras: Aplikimi i Kosovës për në BE, trajtim sipas meritës

PRISHTINË, 11 dhjetor/ATSH/ Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti sot në takim raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian Riho Terras, me të cilin diskutoi rreth sfidave dhe perspektivës në procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE, Plani i Rritjes dhe dialogut.

Bislimi nënvizoi rëndësinë e avancimit të rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së dhe trajtimit serioz dhe sipas meritës të aplikimit të Kosovës të dhjetorit të vitit 2022.  Më tej, theksoi arritjet e qeverisë përgjatë këtij mandati, nga progresi demokratik e rritja ekonomike, deri te avancimi me zbatimin e reformave në procesin e integrimit evropian.

Ai tha se ERA II arriti një shkallë zbatimi prej 72% nga 45% sa ishte në qeverisjet e kaluara, ndërsa në Programin Kombëtar për Integrim Evropian, niveli i zbatimit të reformave më 2024 arriti në 66.12%.

/Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAnëtarësimi në SEPA, BB: Reduktohen 10-17 herë kostot e transfertave, mbi 1 mld dollar financim shtesë për inovacionin
Artikulli tjetërSIRI – Katari rihap ambasadën në Damask pas 13 vitesh