Ballina Bota

ANKARA – Blinken në Turqi për të ardhmen e Sirisë

ANKARA, 11 dhjetor /ATSH-AA/ – Sipas burimeve zyrtare, sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, do të vizitojë Turqinë.

Detajet e vizitës ende nuk janë bërë të ditura.

Blinken dhe ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, më herët më 7 dhe 10 dhjetor zhvilluan biseda telefonike ku diskutuan zhvillimet e fundit në Siri.

Bashar Asadi, lideri i Sirisë për pothuajse 25 vite, të dielën herët u arratis në Rusi pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin e kryeqytetit Damask, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila ka qenë në pushtet në Siri që nga viti 1963./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë – Rreziku nga rrjetet sociale, diskutohet mbyllja e Tik-Tok
Artikulli tjetërPërjashtimet tatimore, Malaj: Asnjë ndryshim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël deri në 2029-n