Ballina Aktualitet

Pr.ligji për ndarjen e Hekurudhës Shqiptare, Gështenja: Ju flisni për menaxhim, por s’keni trena

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Në komisioni për Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin u shqyrtua projektligji për “Për ndarjen e shoqërisë “Hekurudha Shqiptare, sh.a.”.

Projektligji parashikon ndarjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave në dy shoqëri të veçanta; Administruesin e Infrastrukturës dhe Sipërmarrësi Hekurudhor.

Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja e cilësoi projektligjin si një paçavure.

“Më vjen turp që jam pjesë e një komisioni ku miratojmë të tilla paçavure. Ky është një projektligj paçavure.  Menaxhimin një kompani dhe vagonët dhe pasagjerët një kompani tjetër. Keni shpenzuar 4 vite për këtë punë. Arsyet i dini ju pse kërkoni ta ndryshoni, arsyet reale nuk janë këto që thoni se e kërkon BE”, tha Gështenja.

Deputeti i PD-së tha se mazhoranca po harton dhe miraton ligje për një gjë që nuk ekziston.

“Sot nuk ka hekurudha në Shqipëri. Ju thoni do të studiojmë financojmë hekurudhën Durrës-Elbasan-Rrogozhinë-Maqedoni, 12 vjet, 0 investime ndërkohë që hekurudha ka qenë. Keni 12 vite nuk keni hedhur një metër linear shinë. Nuk ka asnjë shërbim hekurudhor ndërkohë ju flisni se do të miratojmë këtë ligj se do të ketë mirëmenaxhim të kujt? Nuk ka trena. Po diskutojmë për diçka bosh. Unë nuk di të lëvizi lokomotiva pa vagon treni në Shqipëri. Më tregoni një lokomotivë që është bashkëkohore sot. Na hidhni hi syve për një gjë që nuk ekziston. Fasadë do të bëni me ne”, tha Gështenja.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPr.ligji për ndarjen e Hekurudhës Shqiptare, Muçaj: Përdorim më efikas të fondeve
Artikulli tjetër“Qytetarët të raportojnë çdo rast korruptiv”, Binaj: Digjitalizimi i shërbimeve tatimore, zvogëloi mundësinë e korrupsionit