Ballina Flash

Gonxhja: Ndërhyrje restauruese në Kalanë e Lezhës

TIRANË, 9 dhjetor  /ATSH/ Vijojnë punimet restauruese në Kalanë e Lezhës.

Lajmin e dha ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Gonxhja bëri të ditur se, ekipi i “EU4Culture” po punon për të stabilizuar pjesën veriore të murit të kështjellës, e cila ka pasur dëmtime të rënda.

Pas dekadash përkeqësimi dhe dëmtimeve të tjera nga tërmeti i vitit 2019, kjo ndërhyrje është shumë e rëndësishme për të parandaluar një shembje dhe për të ruajtur strukturën derisa të bëhet restaurimi  i plotë, nënvizoi Gonxhja.

Ministri theksoi se, faza e parë ka filluar me gërmime dhe teste arkeologjike në zonën e ndërhyrjes. j.p

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKapen me 1 kg kokainë në makinë, 2 të arrestuar në Tiranë
Artikulli tjetërMETEO – Copernicus: 2024, viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë