ANKARA, 7 dhjeor /ATSH-AA/ – Tuqia nuk synon as edhe një guralec të ndonjë vendi tjetër, theksoi sot presidenti Recep Tayyip Erdogan.
”Ankaraja shpreson se Siria fqinje do të arrijë paqen dhe qetësinë që ka kërkuar për 13 vjet”, tha Erdogan në fjalimin e tij në Kongresin e 8-të të Zakonshëm Provincial të AK.
Ai vuri në dukje se rritja e sulmeve ndaj civilëve në Idlib të Sirisë duket të jetë “pika e fundit” që shkaktoi incidentet e fundit.
Presidenti turk nënvizoi se vendi i tij nuk mund të injorojë zhvillimet në Siri, me të cilën ndan një kufi prej 910 kilometrash.
Ka një realitet të ri politik dhe diplomatik në Siri, tha Erdogan, duke shtuar se “Siria u përket sirianëve, me të gjithë përbërësit e saj, etnik, sektar dhe fetar”.
Ankaraja është e vetëdijshme për dëshirën e organizatës terroriste separatiste për të “rrëmbyer një trung nga përmbytja” në Siri, tha ai, duke paralajmëruar se Turqia nuk do të tolerojë asnjë lëvizje që rrezikon sigurinë kombëtare.
Turqia dëshiron të shohë një Siri ku identitete të ndryshme jetojnë krah për krah në mënyrë paqësore dhe shpreson të shohë një Siri të tillë “në të ardhmen shumë të afërt”, shtoi Erdogan.
Ai theksoi se do të ishte më mirë për rajonin nëse të gjithë aktorët përgjegjës, përfshirë organizatat ndërkombëtare, mbështesin integritetin territorial të Sirisë.
Presidenti Erdogan theksoi se Siria ka pasur mjaft luftëra dhe se populli sirian meriton lirinë, sigurinë dhe paqen në atdheun e tij.
Për ashtu, ai tha se regjimi i Damaskut nuk ishte në gjendje të kuptonte domethënien e dorës që Turqia kishte zgjatur. /os/






















