Ballina Ekonomi

Panairi i gjelit të detit, promovim produkteve lokale të Peqinit

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Panairi i Gjelit të Detit, në Peqin rikthehet këtë fundvit, duke sjellë në qendër të vëmendjes traditën shumëvjeçare të mbarështimit të këtij shpendi, simboli kryesor i tryezës festive.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, vizitoi panairin ku fermerët peqinas prezantuan jo vetëm gjelat e detit, por edhe produktet të zonës “Made in Albania”, si ullinjtë e cilësisë së lartë, vajin e ullirit, perime të freskëta të stinës dhe gatime tradicionale të zonës.
Ministrja e cilësoi panairin, si takimin ku jo vetëm prezantohen prodhimet lokale por që nxjerrin në pah cilësinë dhe rëndësinë e produkteve vendore që janë mjaft të kërkuara nga konsumatorët vendas dhe të huaj. /j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEuroja forcohet ndaj lekut, bie dollari
Artikulli tjetërRUMANI – Gjykata e lartë anulon raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale