Ballina Flash

Duka falënderon vullnetarët e FSHF-së për shërbimin ndaj futbollit dhe shoqërisë

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një event kushtuar të gjithë djemve e vajzave vullnetare që janë pjesë e rrjetit të vullnetarëve të FSHF-së.

Rreth 70 vullnetarë ishin pjesë e këtij aktiviteti special të organizuar në stadiumin “Arena Kombëtare”, ndërsa pjesë e këtij rrjeti janë mbi 100 vullnetarë, të cilët ndihmojnë në realizimin e suksseshëm të aktiviteteve të ndryshme të organizuara nga federata, me karakter kombëtar e ndërkombëtar.

Për të respektuar punën e tyre dhe për t’i falënderuar nga afër, në eventin e veçantë mori pjesë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në fjalën e tij përshëndetëse, ai i falëndëroi për kontributin e tyre të veçantë dhe për shërbimin që i bëjnë shoqërisë dhe futbollit shqiptar.

“Është një ditë e veçantë dhe për mua shumë e bukur që jam pjesë e këtij aktiviteti, ku duam t’ju shprehim mirënjohjen dhe t’ju falënderojmë secilin nga ju që jeni në këtë sallë dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e kësaj nisme dhe vullnetarizmit për organizimet që bën FSHF. Nëpërmjet pranimit të ftesës nga ana juaj, ne jemi bërë insitucioni i parë në Shqipëri që kemi një grup vullnetarësh të organizuar”, shprehet Armand Duka.

Vullnetarizmi në FSHF nisi me Conference League, me vullnetarë nga e gjithë Shqipëria dhe ka pasur edhe nga bota. Aktualisht është një grup i konsoliduar që kontribuojnë në organizimet e FSHF-së. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj në Hamburg, takim me kryebashkiakun Tschentscher
Artikulli tjetërDPSHTRR: Nga 1661 të riregjistruar në autoshkolla, vetëm 216 rimarrin patentën