TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Minstrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi vizitoi Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Tiranë, ku u takua me shumë fëmijë të talentuar.
Fëmijët në këtë qendër po ndjekin kurse në muzikë, pikturë, kanto, teatër dhe artizanat.
Gjatë takimit, ministrja Muzhaqi bashkë me mësuesit zhvilluan diskutime të rëndësishme lidhur me ecurinë e mëtejshme të programit jashtë orarit mësimor.
“Synimi ynë është të ndërtojmë një të ardhme ku çdo fëmijë pavarësisht vendit ku jeton, të ketë akses në këto aktivitete të bukura”, tha Muzhaqi.
Qendra e Kulturës për Fëmijë është një institucion kombëtar, i organizuar mbi bazën e kurseve jashtëshkollore për formimin artistik të fëmijëve në formën e kurseve të: muzikës, instrumenteve muzikorë, baletit, valles popullore, kërcimit modern, këngës e korit, teatrit, dance teatrit, pikturës, fotografisë, kursi letrar dhe biblioteka e fëmijëve, duke e realizuar këtë nëpërmjet një edukimi profesional.
/k.s/j.p/





















