Ballina Flash

Gonxhja me ambasadorin turk, diskutohet bashkëpunimi për restaurimin e xhamisë së Muradies në Vlorë

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, takoi sot ambasadorin turk në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay.

Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve e veçanërisht në fushën e kulturës, ku me prioritet u diskutua për bashkëpunimin për restaurimin e xhamisë së Muradies në Vlorë, e dëmtuar nga përmbytjet.

Xhamia shekullore e Muradies, sipas një mbishkrimi që ka qenë i vendosur në hyrje, është ndërtuar në vitin 1542 me urdhërin e Sulltan Sulejmanit. Ajo ndodhet në zemër të qytetit të Vlorës, pranë Sheshit te Flamurit. Nga aspekti arkitektonik xhamia e Muradies përfaqëson një nga shembujt më të rëndësishëm të arkitekturës osmane në qytetin e Vlorës dhe jo vetëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Gonxhja tha se nëpërmjet projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve të suksesshme, synohet të krijohen mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm dhe thellim të marrëdhënieve strategjike. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPirdeni në Berlin: Shqipëria, e 13-ta në botë nga 137 vendet në zhvillim për qeverisjen e mirë
Artikulli tjetërBELGJIKË – Policia bastis shtëpinë e ish-komisionerit të BE-së pas dyshimeve për pastrim parash