Ballina Flash

Nata e Bardhë “ndezi” sheshin “Skënderbej” me yjet e muzikës shqiptare

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Sheshi “Skënderbej” u mbush me energji dhe emocione mbrëmjen e djeshme, teksa disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare performuan në koncertin festiv të organizuar në kuadër të “Natës së Bardhë”.

Alban Skënderaj, Xhensila Myrtezaj, Anxhela Peristeri, Manjola Nallbani, Era Rusi, Juliana Pasha, Semi Jaupaj, Sardi Strugaj, Vesa Luma dhe Emra Brah ishin artistët që dhuruan një spektakël të paharrueshëm për mijëra qytetarë.

Mijëra të rinj dhe të reja kishin mbushur sheshin “Skënderbej”, i cili është kthyer në një hapësirë gjigante festive.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjoka prezantohet tek “Skënderbeu”: Kam ardhur me dëshirë shumë të madhe
Artikulli tjetërVasili paraqet 5 amendamente: Buxheti për Shëndetësinë, transfuzion për sektorin në krizë