TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Kontingjenti XV i Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese (Explosive Ordnance Disposal – EOD) përfundoi misionin në kuadër të Prezencës së Përparuar të Përforcuar, të organizuar dhe drejtuar nga NATO në Letoni.
Në një ceremoni të veçantë, trupat u pritën nga zëvendëskomandanti i Komandës Mbështetëse, kolonel Shkëlqim Çela, komandanti i Batalionit të Xhenios, kolonel Shkëlzen Mhillaj, efektivë të repartit, familjarë dhe të ftuar të tjerë.
“Zëvendëskomandanti i Komandës Mbështetëse, kolonel Shkëlqim Çela falënderoi efektivët për angazhimin maksimal në realizimin e detyrave dhe theksoi rëndësinë e këtij kontigjenti me mision të veçantë e të rëndësishëm për përmbushjen e detyrimeve të Forcave tona të Armatosura në operacione ndërkombëtare si vend aleat i NATO-s”, njofton Ministria e Mbrojtjes.
/r.e/a.f/























