Ballina Flash

Muzhaqi takim me ambasadoren e Algjerisë: Ura të reja bashkëpunimi në të ardhmen

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët priti në një takim ambasadoren e Algjerisë, Zaina Benhabouche.

Gjatë takimit, Muzhaqi dhe Benhabouche zhvilluan një bisedë të frytshme mbi politikat e përbashkëta mes dy vendeve dhe potencialin për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi në të ardhmen.

Ministrja Muzhaqi gjatë takimit prezantoi Strategjinë Kombëtare të Rinisë dhe iniciativat e shumta që janë ndërmarrë për fuqizimin e të rinjve.

Gjithashtu, Muzhaqi theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për rininë, si një shtyllë kyçe për zhvillimin dhe për forcimin e partneritetit dypalësh.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdërtimet pa leje në Patok, Prokuroria e Lezhës dërgon dosjen për gjykim
Artikulli tjetërBalla: KiE udhëheqës i rëndësishëm për reformat, të vetëdijshëm për sfidat që kemi përpara