Ballina Aktualitet

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes në Ndroq

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Policia e Tiranës ka ndaluar autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur më 1 dhjetor 2024, në një lokal në Ndroq, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Alfred Dedja, rreth 50 vjeç.

Policia e Tiranës njofton se, falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara mes Drejtorisë Vendore të Policisë (DVP) Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, është bërë e mundur identifikimi, ndjekja dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit Julian Gjoshi, 26 vjeç, banues në Shijak.

Policia bën të ditur se ka përdorur inteligjencën policore për lokalizimin e automjetit të përdorur nga autori dhe bllokimin e rrugëkalimeve, duke e detyruar autorin të dorëzohej. Specialistët për hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë kryen ndalimin e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Tre të katërtat e fëmijëve mbi nëntë vjeç kanë një smartphone
Artikulli tjetërKoçiu: Këtë vit mbështetëm 4200 gra e vajza të dhunuara, fuqizojmë mbështetjen ndaj tyre